Kronika

Droni ‘godet’ 74 shoferët e parë, policia mesazh drejtuesve të mjeteve: Monitorimi…







               Publikuar në : 11:02 - 23/08/18 |
mapo.al

Policia e Shtetit pak ditë më parë bëri më dije se  tashmë  monitorimi i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të bëhet dhe më dron.


Sot në një video të shpërndarë në Facebook, policia tregon se janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni.

Njoftimi i policisë:

“Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.

Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit”.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas