Aktualitet

Droni hedh kanabis mbi qytet







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 05/09/20 |
mapo.al

Një ngjarje e pazakontë është shënuar këtë të shtunë në Izrael. BBC ka publikuar një video ku shihet një dron, i cili lëshon mbi qytetin e Tel Aviv kanabis të ndarë në doza.


Qytetarët kishin vënë re se mbi kokat e tyre fluturonte një dron, por më pas ata panë se nga mjeti fluturues u lëshuan disa dosa me kanabis sativa. Policia ka nisur hetimin për ngjarjen dhe shprehet se pas saj fshihen disa aktivistë që kërkojnë legalizimin e kësaj droge.


Në mediat sociale grupime të ndryshme janë shprehur se do të furnizojnë qytetarët me kanabis falas. Po ashtu mësohet se në Izrael lejohet përdorimi i kanabisit mjekësor, por ende është i ndaluar përdorimi rekreativ.






Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas