Aktualitet

Droni i policisë merr në qafë të riun në Patos, i zbulon parcelën me kanabis














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:28 - 21/06/21 |
mapo.al

Policia e Shtetit, po vijon kontrollet në hapësirat e territorit shqiptar për bimë narkotike.






Në Patos, teksa Policia po ushtronte kontrolle me dronë, ka konstatuar të mbjella me bimë narkotike. Më pas, efektivët kanë shtruar në terren, ku kanë ushtruar kontrolle në disa banesa. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë, 27-vjeçari E. H., banues në Patos.


Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesë, të riut iu gjetën sasi të konsiderueshme droge.







Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Njoftimi i Policisë:



Mallakastër

Vijojnë kontrollet masive të territorit nga shërbimet e Policisë, për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga toka dhe monitorimi nga ajri me dronë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte lëndë narkotike në banesë, është organizuar puna për kapjen e tij.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 27 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Po në bazë të koordinatave, në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij, në fshatin Çorrush, Mallakastër, u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas