Aktualitet

Droni mbi burgun “313”, fluturoi një ditë para tentativës për arratisje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:10 - 13/08/21 |
mapo.al

Prokuroria e Tiranës ka shtuar numrin e personave nën hetim për tentativën e arratisjes të dielën e 8 gushtit në burgun 313 në kryeqytet.






Burime bëjnë me dije se nën hetim janë vënë edhe tre të burgosur të tjerë që dyshohen se kanë pasur dijeni për planin e arratisjes. Ata akuzohen për moskallzim krimi ndërsa mësohet se bëhet fjalë për Dritan Sinanin, Elvis Fajzullahun dhe Bekim Bulican.


Bulica ka rënë në pranga pasi në shtator të vitit 2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të një personi me iniciale F. C. Dritan Sinani është arrestuar si pjestar i grabitjes së Rinasit. Ai është dënuar me 20 vite burg.







Ndërsa sipas dosjes hetimore ka dyshime se një ditë përapara ngjarjes, në tarracën e burgut 313, që ndodhet në rrugën “Jordan Mistja”, është ngritur një dron. Disa të paraburgosur kanë deklaruar se një ditë para ngjarjes kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg. Ky informacion është duke u verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka një konkluzion, nëse këto deklarime qëndorjnë apo jo.




Githahshtu mësohet se prokuroria po heton edhe dy efektivë të tjerë me të njëjën akuzë atë të shpërdorimit të detyrës duke e cuar në 8 numrin e punonjësve t ëpolicisë së burgut “313” të vënë nën hetim.



Kujtojmë se mesditën e së dielës Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri përmes një çarçafi të improvizuar si litar mundën të hidhen nga zona e ajrimit tek zona ku qëndron administrate jashtë perimetrit të sigurisë së lartë.

Por ndonëse një pjesë e planit të arratisjes shkoi si ishte menduar nga dy të burgosurit në fund ata u kapën nga gardianët e burgut, një prej të cilëve në tentativë për të neutralizuar dy personazhet e botës së krimit u godit në kokë me çengelin ku ishte i varur litari i improvizuar.

1


Etiketa: , ,

Pas