Aktualitet

Droni për Taulant Ballën në ndeshjen ndaj Hungarisë, FIFA gjobit Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:27 - 01/11/21 |
mapo.al

Jo vetëm denim për incidentet në “Air Albania” për ndeshjen me Poloninë.






Shqipëria e pëson edhe nga një tekë e tifozëve, ose më saktë nga tifozlliku i njerëzve për partitë politike në Shqipëri.


Ja që ndodh edhe kështu pasi Federata Shqiptare e Futbollit do të paguajë plot 37.500 franga zvicerane si denim për një mesazh me dron që u ngrit në ndeshjen Shqipëri-Hungari.










Droni nuk ishte për të treguar patriotizmin siç ndodhi në mes të Beogradit por u bë nga disa militantë të Partisë Socialiste që donin të shprehnin mbështetjen për deputetin e tyre të zones Taulant Balla.



Droni për Taulant Ballën në ndeshjen ndaj Hungarisë, FIFA

Në fakt reagimi atë ditë ishte pas vendimit nga kryeministri Rama që hoqi Taulant Ballën si drejtues politik në Elbasan, duke e spostuar në Fier dhe i reduktoi ndjeshëm detyrat në PS teksa e largoi nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe nuk i dha asnjë post në kabinetin qeverisës.

Ndoshta përsëritja e incidenteve ka shtyrë FIFA-n më pas të dënojë sërish Shqipërinë në ndeshjen pasardhëse me një ndeshje pa tifozë dhe 150 mijë Franga për ato që ndodhën në sfidën me Poloninë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas