Aktori i humorit Florian Binaj dhe bashkëshortja e tij Sadina kanë folur në emisionin “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, si edhe për planet për t’u bërë prindër sërish.
“Ka qenë një periudhë beqarie në Lice dhe doja diçka ndryshe nga lidhjet që kisha patur. Kur pashë Sadinën për herë të parë pata një ndalim dhe thashë kjo është. Përmbushte gjithçka që unë kisha në mendje për femrën që doja të kisha në krah.
Momenti i propozimit ka ndodhur në kinema, ka qenë data 7 Prill 2004. Tashmë kemi dy fëmijë, të cilët na e mbushin shtëpinë plot lumturi. Unë përpiqem të qëndroj sa më pranë tyre. Gjëja e parë që kam thënë për gocën, pasi u bë 3-4 muajshe ishte: ‘Ku ke qenë më parë!’”, ka treguar Floriani.
“Janë edhe gjërat e kundërta edhe ato të përbashkëta që na bëjnë ta duam njëri-tjetrin. Unë jam tip shumë implusiv dhe reagoj shumë shpejt, ndërsa Sadina është e përmbajtur. Nga ana tjetër, Sadina është nënë shumë e mirë me fëmijët, më ka ndihmuar shumë mua”, u shpreh më tej ai.
Sadina u shpreh se planet për të qenë prindër të një fëmije të tretë janë të largëta, ndërsa Floriani shprehu dëshirën për t’u bërë me binjakë sa më parë të jetë e mundur.