ShowBiz

“Dua burrë korçar”/ Ja përse miss-i ka këtë preferencë






               Publikuar në : 12:00 - 11/06/19 |
mapo.al

Shoqëruesja e dytë e Miss Universe Albania, Amela Kalari ka folur së fundmi në emisionin “Ftesë në Pesë” jo vetëm për eksperiencën e saj në kompeticionin e rëndësishëm të bukurisë, por edhe për jetën personale.


E teksa jeton prej vitesh në Angli, Amela u shpreh se do të rikthehej në Shqipëri vetëm nëse partneri i ardhshëm do të ishte shqiptar. “Djemtë shqiptarë janë më shumë familjarë, janë njerëzit tanë e kuptohemi më shumë, edhe traditat janë njësoj”– tha Amela.

Ndërsa pyetjes së moderatores Bieta Sulo, nëse do e preferonte partnerin me origjinë tropojane si e ëma apo korçar si i ati, 22-vjeçarja iu përgjigj: “Babi na i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe të gjithë thonë që korçarët janë shumë familjarë. Është e vërtetë, mesa shoh unë me babin”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas