Moderatorja e famshme Ellen DeGeneres ka njoftuar se emisionit të saj “The Ellen DeGeneres show”, i ka ardhur fundi.
Në 2022-shin ky show do të mbyllet pas 19 viteve transmetim.
“Kur realizuam emisionin e 3000, të gjithë u emocionuam. Përqafuam njëri-tjetrin me lot në sy, por ka ardhur koha, edhe pse do të jetë e vështirë”- tha Ellen për “THR”.
“Unë jam një person kreativ dhe kur je një person i tillë kërkon që gjithmonë të sfidohesh, ja pse vendosa të prezantoj Oscar. Doja diçka që të më sfidonte.
Dhe sado që emisioni im është i mirë, të bën për të qeshur, nuk është më sfidë për mua. Dua diçka të re”- u shpreh moderatorja.