Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa do të performojë më 27 nëntor në “ARIA Awards 2019”. Mediat e huaja raportojnë se ajo do të qëndrojë në hotelin e parë të Sidney-t, që ka marrë vlerësimin me 5 yje nga “Forbes” për vitet 2017, 2018 dhe 2019.
Dua Lipa ka paguar 5 mijë e 500 dollarë për një suitë që përmban pamje panoramike, dy dhoma gjumi, spa, një kuzhinë dhe minibar. Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se ka menduar edhe për privatësinë, pasi do t’i drejtohet dhomës me një hyrje të veçantë përmes hollit.
Po sipas mediave të huaja, Dua Lipa do të ushqehet nga një menu e bërë me porosi dhe e testuar nga shefi i kuzhinës Shaon Sen për më shumë se një muaj.