Saturday, February 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dua Lipa bën për një javë më shumë se qeveria në 8 vite

by mapo.al
03/08/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Këngëtarja me famë botërore për disa ditë që ka qendruar në Tiranë, Krujë, dhe në bregdetin e Jugut, ka kontribuar në promovimin e Shqipërisë më shumë se sa buxhetet jo të pakta të qeverisë për turizmin. Ndjekësit e saj në rrjetet sociale, që janë miliona në gjithë botën, kanë shprehur interes për vendin tone. “Beautiful Albania”, shkruan Dua, në ditën e fundit të qendrimit

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare dhe me miliona ndjekës në rrjete sociale, ka bërë për imazhin e Shqipërisë në një javë, aq sa qeveria e rilindjes me Blendi Klosin Ministër të Turizmit, nuk kanë bërë në 8 vite.



Në ditët që ka qendruar në Shqipëri, në Tiranë e në rivierën e Jugut, Dua ka ndarë me ndjekësit e saj nga gjithë bota, foto dhe momente të kendshme, me shënime dhe përshtypje të saj nga vendet që ka vizituar.

Në ditën e fundit të qëndrimit, ajo shprehej se për fat të keq i duhej të largohej, edhe pse nuk dëshironte.

Fotot e saj nga bregdeti i jugut, tashmë janë parë nga miliona në gjithë botën, që kanë reaguar duke shprehur interesin për ta vizituar Shqipërinë.

Po ashtu, ajo ka publikuar momente dhe imazhe edhe nga kryeqyteti, dhe nga qyteti historik i Krujës. Këtë nxitje për imazhin, këtë promovim të vendit nuk ja ka dalë dot ta bëjë qeveria jonë në 8 vite, me gjithë buxhetet jo të vogla në dispozicion të turizmit.

Madje së fundmi, bëri përshtypje një lajm që qarkulloi në media, ku për këtë sezon Ministria e Turizmit e drejtuar nga Blendi Klosi, nuk kishte arritur të bënte as edhe një spot promovues.

Nuk ka dyshim se nuk mund të krahasohet asnjëri zyrtar, dhe puna e asnjë qeverie me impaktin që ka një yll i skenës si Dua Lipa. Por të paktën qeveria jonë ka pasur në dorë të mos e dëmtojë imazhin e vendit, duke bërë përpjekje në këtë drejtim.

Dua Lipa është për t’u falenderuar nga zemra për publicitetin, ndërkohë që qeveria e ka renditur Shqipërinë në raportet me negative përsa i përket korrupsionit, drogës, pastrimit të parave.
Sërish, nuk munguan zyrtarët që tentuan të përfitojnë nga fama e këngëtares, duke ju ngjeshur nga pas në drekat dhe darkat e saj.

Beautiful Albania
Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në jug dhe nuk ka ngurruar që t’i promovojë bukuritë natyrore të vendin tonë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar sërish disa foto dhe video nga Saranda. Bashkë me pamjet ajo shkruan “Beautiful Albania”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në një prej videove, Dua dëgjohet edhe duke folur shqip. Në postim nuk kanë munguar as komente nga ndjekës të këngëtares që thonë se do ta vendosin tashmë Shqipërinë në listën e destinacioneve për pushime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kontribut pas tërmetit
Dua Lipa, me anë të fondacionit “Sunny Hill”, ka dhënë kontributin e saj për ndërtimin e një kopshti në Tiranë, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Dua ishte në Kryeqytet në mesin e javës së shkuar, së bashku me familjen dhe të dashurin, ndërsa ishin të pranishëm në ambientet e kopshtit të shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në pamjet e postuara në Facebook, Dua Lipa shfaqet edhe si një muratore, ndërsa mbjell edhe një pemë në ambientet e kopshtit.

Tags: Dua LipaQeveriaturizmi

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Next Post
Qyteti me 24 milionë banorë që rrezikon të bëhet i pabanueshëm (FOTO)

Qyteti me 24 milionë banorë që rrezikon të bëhet i pabanueshëm (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In