Aktualitet

Dua Lipa e lumtur që vizitoi Shqipërinë, ndan fotot me 70 mln ndjekësit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:18 - 25/07/21 |
mapo.al

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se është lumturuar shumë me mikpritjen që i kanë bërë gjatë vizitës në Shqipëri.






Në këtë udhëtim që bëri për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit, “Sunny Hill Kindergarten”, me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, Dua ishte e shoqëruar nga familja dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.


Artisja me famë botërore ka qenë gjithashtu edhe në qytetin e Krujës, ku sigurisht ka vizituar Kalanë e Krujës. E disa nga fotot më të bukura të realizuara atje, Lipa ka vendosur që t’i ndajë me 69.3 milionë ndjekësit në “Instagram”.









Në njërën nga fotot, Dua shfaqet teksa bën me duar simbolin e shqiponjës, duke i bërë krenarë gjithë fansat e saj shqiptarë.



Ajo ka publikuar gjithashtu edhe një foto të skulpturës së Skënderbeut dhe imazhe të familjarëve të saj.

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas