Aktualitet

Dua Lipa feston sot 25-vjetorin, i ati gjen fjalët më të veçanta për ta uruar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 22/08/20 |
mapo.al

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa feston sot 25-vjetorin e lindjes. Mes shumë urimesh nga ndjekësit dhe miqtë, spikat urimi i të atit, Dukagjin Lipa, të cilin ai e shoqëron me disa foto nga fëmijëria e Duas, si dhe me disa të tjera ku shfaqet bashkë me të.



“25 vite që kur ke lindur dhe më ke bekuar. Tani je e rritur, por ti je akoma vogëlushja ime. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Do të më kesh gjithmonë duke u kujdesur për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ai.


Dua Lipa ka arritur disa suksese si fituese e çmimeve “Grammy” dhe “BRIT Awards”, si dhe albumi i saj është më i dëgjuari i një artisteje femër në historinë e Spotify.



Jo më pak vëmendje mori mesazhi i blogeres italiane Chiara Ferragni e cila krahas urimit në anglisht, ka zgjedhur ta urojë Duan edhe në gjuhën shqipe.

Lexo edhe :  Jo vetëm në SHBA por Dua Lipa angazhohet edhe në zgjedhjet e Kosovës


“U bëfsh 100 vjeçe zemër” – shkruan Ferragni.


 

View this post on Instagram

 

Happiest birthday to this angel girl @dualipa 👼🏼 Hope to see you soon 💖 U befsh 100 vjece zemer 🙏🏻

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas