Aktualitet

Dua Lipa largohet nga Twitter: Më duket si tokë kultivuese për urrejtjen, më nervozon





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:22 - 30/03/20 |
mapo.al

Dua Lipa, vendos të largohet nga Twitter për të shmangur problemet e shëndetit mendor. Ky rrjet social ka bërë që këngëtarja mos të ndihet krenare për arritjet e saj, duke sjell kështu dhe nervozizëm. Ajo e ka cilësuar Twitter-in si tokë kultivuese për urrejtje.


See the source image


Kritika në internet mund të bëjë që të ndjehesh sikur nuk je i mirë aq sa duhet, kështu që unë isha nervoze. Twitter më duket si tokë kultivuese për urrejtje dhe më ndaloi të isha krenare për arritjet e mia”, ka thënë Dua.


“Në vend që të ndjeja diçka të mahnitshme, kjo më bëri të ndjeja se nuk ia vlen.Por, ne duhet të mbrojmë shëndetin tonë mendor. Unë uroj që kompanitë e mediave sociale mund ta bëjnë atë një hapësirë më të sigurt. Është bërë thjesht e padrejtë”, vazhdoj me tej ajo.


See the source image

Ylli më famë ndërkombëtare as kësaj here nuk i harroj fansat e saj duke ju kërkuar të qendrojnë për kohë larg rrjeteve sociale.

Ndoshta ata duhet të bëjnë një hap prapa nga rrjetet sociale. Edhe kur nuk ishte në kulmin e negativitetit, këshillat e mia për fansat që ndjejnë ankth ishin të bënin një hap prapa. Këtë po bëj për vete”.

Dua përjetoi një reagim të mediave sociale në fillim të këtij viti kur hashtag #dualipaisoverparty u shfaq pasi ajo ishte fotografuar duke vizituar një klub striptizmi në janar.

Por, këngëtarja e cila asnjëherë nuk u deklarua pas publikimit të këtyre fotografive – nuk pranon të flasë rreth asaj që bën.

See the source image

“E dini, artistët janë njerëz dhe ne mësojmë nga gabimet dhe kërkojmë falje. Por, gjithashtu, nëse qëndroj pranë veprimeve të mia, thjesht nuk do të komentoj”.

“Unë kurrë nuk bëj asgjë të poshtër ose degraduese. Gjithçka ka një qëllim të mirë, dhe nëse gjërat merren në një mënyrë të gabuar, unë do të kërkoj falje. Por unë nuk mund ta jetoj jetën time duke u frikësuar në rast se dikush përpiqet të më anulojë për diçka pa kuptim”, ka thënë mes tjerash Dua në intervistën e saj për Sunday Times.

See the source image


Etiketa: ,

Pas