Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është renditur ndër artistët që ka mijëra ndjekës të rremë në rrjetin social Instagram. Instituti britanik për “Performancën e Muzikës Moderne” e ka renditur Lipën në vend të 33-të. Ajo ka plot 583 mijë ndjekës të rremë në Instagram, e përkthyer në 39%.
Dua nuk është e vetmja artiste me origjinë shqiptare që pikaset në këtë listë. Krah saj është vënë re edhe emri i aktores së njohur Eliza Dushku. Por kush janë 10 më të famshmit që kanë më së shumti ndjekës të rremë në Instagram?
1. Ellen DeGeneres – 49 për qind
2. BTS – 47 për qind
3. Kourtney Kardashian – 46 për qind
4. Taylor Swift – 46 për qind
5. Ariana Grande – 46 për qind
6. Deepika Padukone – 45 për qind
7. Miley Cyrus – 45 për qind
8. Katy Perry – 44 për qind
9. Khloe Kardashian – 43 për qind
10. Priyanka Chopra – 43 për qind