ShowBiz

Dua Lipa na bën krenarë, e para shqiptare që fiton dy çmime “Grammy”

Mbrëmjen e djeshme në SHBA është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy”, ku këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka fituar çmimin e saj të dytë.


Këngëtarja është bërë fituese e kategorisë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance” për këngën e saj “Electricity”, që e ka në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo, si dhe ka rrëmbyer çmimin “artistja e re më e mirë”.

Kështu, Dua ka hyrë në histori dhe është bërë e para shqiptare që ka fituar dy çmime “Grammy”.“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas