Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila është e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa nuk ka të ndalur.
Ajo ka bërë te ditur lajmin se është bërë ambasdore e markës së njohur sportive, PUMA, me anë të një postimi në faqen e saj në Instagram.
Lipa shihet e veshur me rrobat e markës sportive në postin e saj.
Dua Lipa shprehet se është shumë e lumtur që është bërë pjesë e familjes së madhe të PUMA-s, si ambasadorja e tyre më e re.
Ajo thotë se “Mezi po pres t’iu tregojmë se çfarë projektesh kemi gati për ju”.
Viti 2020 ka qenë një vit shumë i suksesshëm për 25-vjeçaren, pasi në 27 Mars ajo publikoi albumin e saj më të ri “Future Nostalgia” i cili u pëlqye shumë nga fansat e artistes.
Shqiptarja, u detyrua të anullonte tour-in botëror të albumit “STUDIO 2054” i cili do të fillonte më 27 Nëntor për shkak të pandemisë COVID-19.