Aktualitet

Dua Lipa triumfon sërish, kënga e saj në top-listën e Billboard














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:11 - 02/02/21 |
mapo.al

E kemi thënë e stërthënë sa krenarë jemi për këngëtaren shqiptare Dua Lipa, e cila na ka bërë krenarë në mbarë botën me talentin, punën e suksesin e saj.





Që në moshë të vogël, ajo ka punuar fort për të mbërritur aty ku është sot, në majën që të gjithë e shohin me admirim!


Sukseseve të shumta të Duas i është shtuar së fundmi edhe një tjetër, pasi këngëtarja shqiptare në top pesëshen e listës “Billboard hot 100”.




Ky sukses sigurisht që e ka gëzuar pamasë Duan!



Së fundmi është bërë e ditur se një nga këngët hit të Dua Lipës, “Physical”, do të jetë edhe një prej kolonave zanore të “The Fate: Winx Saga” në “Netflix”.

Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Dua Lipës, “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi disa muaj më parë. “Physical” është një nga këngët më të dëgjuara të këtij albumi dhe ndaj është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës muzikore të serialit, që pritet të bëjë namin në mbarë botën.

Lexo edhe :  Për herë të parë, Dua Lipa pozon për një revistë shqiptare

Dua ka thyer rekorde të shumta me albumin “Future Nostalgia” për të cilin kishte dyshime nëse duhej ta publikonte apo jo gjatë muajve të karantinës. Ky album është rendistur si më i miri nga “Spotify” duke lënë pas emra të famshëm të muzikës si Ariana Grande, Pop Smoke, Taylor Swift etj.

Dua së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021. Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future Nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start noë, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas