Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar të gjithë për festën e Bajramit.
Këngëtarja e hitit “New Rules” në një postim të bërë në Instagram, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.
Ajo në këtë urime ka shkruar: “Me fat Bajrami. Nga familja jonë tek e juaja”. Të gjithë po e shohin Duan si senzacion të kohës sonë, duke bërë për vete mijëra fansa anë e kënd botës. Dua do të vijë në Prishtinë në gusht të këtij viti në kuadër të Sunny Hill Festival.