Aktualitet

“Dubai i Mesdheut” – Rama nxjerr projektin e Portit të Durrësit (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:11 - 21/07/21 |
mapo.al

Porti i Durrësit do të transformohet në Marinën më të madhe në Mesdhe, një investim, më i madhi i huaj në Shqipëri prej 2 miliardë eurosh nga Emaar Group.






Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, të transformimit të Portit të Durrësit.


“Mirëmëngjes dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh kryeministri Rama.





Në nëntor të vitit të shkuar, qeveria shqiptare dakordësoi një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për transformimin e hapësirës portuale të Portit të Durrësit, një investim i cili pritet të transformojë totalisht pamjen dhe kapacitetin e këtij porti, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe kombëtare.

Lexo edhe :  Hapet Bypass-i Vlorës, Balluku: Përshkohet për 20 minuta (VIDEO)


Marina turistike e parashikuar, pritet të ketë hapësirë dhe kapacitete dyfish më të mëdha, krahasuar me marinën më prestigjioze në Mesdhe deri më tani, që është ajo e Porto Montenegros.



Porti i ri pritet të ketë infrastrukturë të përmirësuar për ankorimin e mjeteve lundruese, çka do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në vend.

Kompania Emaar, përveç transformimit të hapësirës portuale, synon një mori investimesh transformuese, duke përfshirë rindërtimin e pjesës së bregut të detit, ku do të ndërtohen dhe ambiente argëtuese, qendra tregtare, apartamente e ndërtime hotelerie me 5 yje.

39


Etiketa: , ,

Pas