Kryesore

Duhet kohë për ta përthithur gjithë këtë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 23/03/20 |
Nga Peggy Noonan

Nga Peggy Noonan


Kjo është një pamje e shpejtë e kësaj që po jetojmë. Skenaristi Lawrence Kasdan dikur tha se filmat e Akira Kurosawas dallojnë për këtë dinamikë: një i keq ka mbërritur ndërsa heroi po vjen. Kjo është ajo që i bën filmat e tij të shkëlqyer, beteja e një djali të keq e të paepur përballë një djali të mirë që është gjallë, i aftë të reagojë, i cili në fakt fiton duke e mundur djalin e keq dhe duke i bërë gjërat përsëri të sigurta.



E keqja sot ka formën e një sëmundjeje. Shumë heronj të kësaj historie po përballen çdo ditë me të, e pas muajsh apo vitesh do të kemi mundësinë të themi: “Ata ja dolën.” “Sa trima ishin ata djem.” Por tani për tani, në këtë fazë të dramës, shumica e heronjve janë në betejë e sipër. Astu si ne ata janë çdo ditë duke u përpjekur të kuptojnë realitetin e ri, të fitojnë kohë për të marrë vendime. Është gjithçka shumë e madhe. Ne po e zbulojmë sëmundjen ndërsa po e përjetojmë. Ne nuk dimë sekretet e saj, sa zgjat, sa kohë merr inkubacioni i saj, kur mund ta kalojmë. Sa i përket ekonomisë: Ndërsa filloi epidemia në fillim të muajit punësimi ishte në funksion të plotë. Por ajo kohë ka mbaruar. Në javën e kaluar pushimet nga puna dhe postimet në faqet e internetit të shifrave të papunësisë po rriten. Kjo nuk është një “ndërprerje normale e punës”; është një kaskadë. Sekretari i Thesarit raportoi se papunësia mund të arrijë deri në 20%.


Të gjithë fitimet e tregut të epokës Trump janë zhdukur. “Tregtia amerikane po mbyllet sa hap e mbyll sytë”, njoftojnë mediat. Fluturimet s’ka, hotelet janë bosh. Këtu ku jemi jemi shumë keq, duhet të jesh budalla për ta mohuar këtë. Aty ku do të shkojmë duket edhe më keq. Sa për Nju Jorkun, dy herë në këto 20 vjet ne kemi qenë në nivelin zero, një epiqendër e një tragjedie kombëtare. A do ta kapërcejmë këtë? Sigurisht. Por gjërat do të ndryshojnë, ashtu siç ndodhi pas 9/11.

Instinkti qeveritar po vepron: po përpiqet të stabilizojë gjërat ndërsa ata ndodhin. Çfarëdo që të bëhet, ka të ngjarë të jetë një rrëmujë e madhe. Në planin afatgjatë, plani më i mirë – i vetmi plan – është ai që përpiqemi t’i mbajë njerëzit në punë. Të shikohen modelet evropiane se si po ndihmohen bizneset për t’i mbajtur njerëzit në punë. Ka një milion rreziqe për një milion gjëra serioze. Po përmend vetëm një: çdo gjë mund të funksionojë – dhe do të vazhdojë të funksionojë – për sa kohë mund të kemi energji elektrike. Ajo siguron ndricimin, oksigjenin në spitale, informacioni që përcillet. Gjithçka është në rrjet, rrjet, rrjet. Jemi në periudhë të vështirë? Besim në Zot dhe vetëm besim. Lutuni. Sa herë që Amerika ndodhet në telashe, kujtoj fjalët e Adam Smithit “një shkatërrim i madh për një komb”.

Mike Luckovich kishte një karikaturë këtë javë të marinsave që ngrinte flamurin në Iëo Jima. Vetëm se nuk ishin marinsat – ishte një mjek, një shkencëtar, një infermiere që rikthenin Lavdinë e Vjetër në këtë breg shkëmbor. Në javët dhe muajt e ardhshëm, pasi ta kapërcejnë dramën, ne do të duhet t’i falënderojmë ata në çdo mënyrë të mundshme. Bashkë me to të gjithë ata që nuk mund të punojnë në shtëpi, policët e zjarrfikësit, punonjësit e kamionëve të plehrave t, njerëzit që furnizojnë raftet e na presin në sportele. Një mik gazetar më tha se ndoshta kjo situatë do ti rregullojë gjërat dhe ne do të fillojmë t’i paguajmë njerëzit sipas rëndësisë së tyre të vërtetë për shoqërinë.

Dhe tani një shënim personal. Ndërsa isha duke shkruar, kam qenë e sëmurë prej dy javësh. Filloi kur po mbaroja një koment për një gazetë. Vura re që blloku që kisha në gju ishte i ngrohtë. Natën tjetër më shumë ethe dhe temperaturë. “Mund të jetë një virus i zakonshëm i stinës, një nga dhjetëra që përfshijnë Amerikën çdo ditë”. Por gjithçka që keni dëgjuar për vështirësinë e marrjes së një testi është e vërtetë. “Nuk ka,” më tha mjeku im. Ai më dërgoi në dhomën e urgjencës, por unë nuk i plotësoja kriteret e tyre. Ju mund të keni çdo simptomë, por nëse përgjigjeni jo në dy pyetje, nuk do të testoheni. Pyetjet janë: A keni udhëtuar jashtrë vendit? A keni qenë në kontakt me dikë të testuar pozitivisht? Mjeku im më udhëzoi të shkoja në shtëpi, në vetëkarantinë. Një javë brenda. Ethet u shtuan, dhimbjes së kokës iu shtua një kollë dhe dhimbje në fyt. Thirra për ndihmë. Të gjithë me të cilët fola ishin të dhembshur dhe të mërzitur. Në ditën e 12, mjeku im gjeti mundësinë e testimit në shërbimin e urgjencës në First Avenue.

Kur telefonova u lidha me një grua në Long Island. Ajo kërkoi simptomat e mia. Atëherë: A keni udhëtuar jashtë vendit? A keni pasur kontakte të kohëve të fundit me ndonjë të infektuar? Jo dhe jo. Ajo ndaloi dhe tha: “Më vjen keq, ju nuk i plotësoni kriteret”. Gjatë bisedës ne u “bëmë mikesha”, dhe asaj i erdhi keq për mua. I thashë: “Memdoje dhe një herë. Dymbëdhjetë ditë e sëmurë, me pothuajse të gjitha simptomat.”

Unë i propozova: A mund ta bëjmë intervistën edhe një herë?

Ajo tha, “Pse jo “. Ajo filloi me listën e pyetjeve: “A keni pasur udhëtime … kontakte, ”

I thashë: “Po.”

Ajo tha, “Ok, ju i përmbushni kriteret”, me zë më të ëmbël.

Dhe kështu, të martën në mbrëmje (me maskë, doreza) shkova në urgjencë, ku u testova nga një ndihmës mjek, i cili më tha të kthehesha aty për rezultatin pas tre deri në shtatë ditë.

Nëse rezultoi pozitive, ata do të më thonë që ta vazhdoj këtë që po bëj. Kjo do të kursejë një vend në spital. Kjo është e vetmja rrugë. Të gjithë ne thjesht duhet të rrimë brenda. /WSJ/

/Përgatiti: Mapo.al/


Etiketa:

Pas