Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Duhet t’i bëjmë naftën Facebook-ut, jo protestës

by mapo.al
16/07/2019
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Nga Gentian Gaba

Çmimi mesatar i naftës në botë është 0,99 euro për litër. Sigurisht ekzistojnë diferenca të mëdha midis shteteve të ndryshme. Në vendet e pasura çmimet janë më të larta. Ndërsa në vendet e varfra, ose në vendet prodhuese dhe eksportuese, çmimi është tejet i ulët. Të gjitha shtetet e blejnë naftën në tregjet ndërkombëtare me të njëjtin çmim, diferencën te pompat e karburantit e bëjnë taksat që secili shtet vendos mbi arin e zi.

Nëse vizitojmë faqen Global Petrol Prices, e specializuar në informimin mbi çmimin me pakicë të naftës në 100 shtete të botës, do të shohim se, ndryshe nga sa ndodh për të dhëna si indeksi i demokracisë, lira e medias etj., vendi ynë ndodhet në një grupim elitar. Pra braktisim statusin e ‘vendit në zhvillim’, për t’u renditur me 1.45 euro për litër, mbrapa Gjermanisë, ku çmimi është 1.46 euro për litër, dhe përpara Irlandës, Belgjikës, Zvicrës dhe Britanisë së madhe, ku çmimi është 1.41 euro për litër.

Pa harruar se jemi një vend prodhues i naftës, por sidomos duke pasur parasysh distancën marramendëse në të ardhura që i ndan qytetarët shqiptarë nga vendet e mësipërme, rolin e luanit në këtë çmim e luajnë taksat. Shtatë taksave që shqiptarët paguajnë mbi naftën, një arritje e gjitha e jona, dhe që peshojnë rreth 109 lekë për litër, do t’u shtohet një e re. Bëhet fjalë për projektligjin që synon krijimin e Agjencisë Shtetërore për menaxhimin e rezervave fizike të karburantit. Që do të përkthehet me një tarifë shtesë.

Sigurisht kjo tarifë nuk impakton vetëm përdoruesit e automjeteve, që mesa duket janë mësuar të ecin me çmimet europiane, edhe pse rrogat dhe rrugët i kanë krejt shqiptare, por gjithë ekonominë.

Opozita e denoncoi këtë nismë, që kundërmon korrupsion, po ashtu ekspertët e fushës dhe gazetarë të ndryshëm. Por, në mungesë së Gjykatës Kushtetuese, që prej dy vitesh premtohet se do të ngrihet pas një muaji, fati i këtij projektligji mbetet kryesisht në dorë të mazhorancës.
Them kryesisht sepse ekzistonte mundësia e një reagimi qytetar ndaj rritjes së radhës të çmimit të karburanteve. Në fakt rrjetet sociale gumëzhinë pas publikimit të kësaj nisme. Meme, komente, postime dhe emojis plot indinjatë (ikonëzat me të cilat shprehen emocionet në rrjet) përmbytën hapësirën digjitale. Nga kjo hapësirë nisi edhe thirrja për protestë, në të cilën ‘populli, pa u udhëhequr nga asnjë parti, kishte vendosur të bëhej bashkë kundër vendimit të qeverisë’. Në posterin e bërë viral në rrjetet sociale thuhej:
“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”.

Në fund, pas mijëra pëlqimesh dhe shpërndarjesh, populli mbeti në rrjet. Në rrugë jeta vijoi. Sigurisht pati nga ata që kërkuan të fajësojnë opozitën për dështimin e protestës, madje edhe më shumë sesa qeverinë për taksën e radhës, por ky nuk ishte rasti. Nëse opozita do të kishte organizuar një protestë të tillë, falë burimeve njerëzore që disponon, fikja e makinave do të kishte ndodhur. Në atë rast akuzat ndaj saj do të ishin të tilla si: ‘Po bllokojnë rrugët në kulmin e sezonit turistik’, megjithatë kjo është një histori tjetër.

Në këtë histori, atë të protestës së munguar, lajmi është se nuk mjaftojnë rrjetet sociale. Ato nuk i zëvendësojnë dot sheshet, por shërbejnë si një mekanizëm mbrojtës i psikologjisë sonë kolektive. Emocionet negative, ose pakënaqësitë që krijojnë padrejtësitë e mazhorancës, sublimohen në rrjetet sociale. Duke komentuar, shpërndarë një lajm, një meme, apo duke sharë në faqen zyrtare të kryeministrit apo ministrave, e zëvendësojnë protestën reale me këtë mëri digjitale. Nga ato që shqetësojnë vetëm ushtrinë e profileve fallco në kryeministri apo në bashkinë e Tiranës, por jo vendimmarrjen.
Rrjeti është një mjet i mirë për të informuar, ndërgjegjësuar dhe për t’u organizuar, por nga aty as nuk fiket motori i makinës dhe as nuk ulet çmimi i karburanteve. Për të bërë këtë të fundit duhet një element kyç i demokracisë: Pjesëmarrja. Andaj duhet t’i ‘bëjmë naftën’ Facebook-ut, jo protestës.

Tags: AnalizacmimifacebooknaftaNga Gentian Gabarritja

JU SUGJEROJME

Leni Riefenstahl, fashizmi i revizionuar dhe Shqipëria e hallakatur
Aktualitet

A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!

17/05/2022
Zbulohet kokainë në një anije në portin e Durrësit
Aktualitet

Zbulohet kokainë në një anije në portin e Durrësit

17/05/2022
Moti/ Temperaturat e ajrit deri në 29°C
Aktualitet

Moti/ Temperatura deri 31 gradë C

17/05/2022
Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
Bota

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus

16/05/2022
Next Post
Pas ndarjes së përfolur, Stresi në dhomë masazhi me femër (Video)

Pas ndarjes së përfolur, Stresi në dhomë masazhi me femër (Video)

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Romani fitues i Çmimit “Kadare” 2021, botohet në gjuhën frënge
  • A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!
  • Zbulohet kokainë në një anije në portin e Durrësit
  • Moti/ Temperatura deri 31 gradë C
  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In