Kryesore

Duka: Europianin e tentojmë nga “dera dhe dritarja”. Gati krijimi i Ligës Profesioniste








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 28/05/18 |
mapo.al

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka folur sot nga Zvicra për ndeshjen miqësore që Kombëtarja do të luajë nesër kundër Kosovës. Numri 1 i federatës ka prekur edhe tema të tjera siç është krijimi i Ligës së Profesionistëve.


“Po përgatitemi për 2 ndeshjet e fundit para Ligës së Kombeve. Nuk është se kemi pasur një stabilitet. Panuçi ka bërë ndeshje miqësore, grumbullime, ka parë të gjithë futbollistët. Mendoj se është gati për të dhënë gjithçka në Ligën e Kombeve, më pas në eliminatore.

Ne do ta tentojmë Europianin dhe nga dera dhe nga dritarja. Dera është nga kualifikueset, dhe dritarja nga Liga e Kombeve, pasi kjo e fundit është shumë e vështirë. Por, do ta tentojmë seriozisht hyrjen në Europian, i kemi të gjitha mundësitë. Baza është pothuajse po ajo, po ato që kanë luajtur në Europian, por kemi edhe prurje kualitative që do e ndihmojnë skuadrën.


Abazaj ka kohë që kontribuon mirë tek Luftëtari, por edhe te ekipet zinxhir të Kombëtares. Guri gjithashtu te Kukësi. Është risi që dy futbollistë të edukuar në shkollat shqiptare, të shiten në Europë.


Libohova po e ndjek punën për ndërtimin e Ligës Profesioniste, jemi pothuajse në fund. Klubet kanë rënë dakord për krijimin e kësaj lige, dhe shpresoj që para fillimit të sezonit të ri, të marrë edhe formën juridike.


Sezonin e kaluar të gjithë morën atë që meritonin. Të gjithë do kishin keqardhje për një klub si Vllaznia, që bie nga kategoria pas kaq shumë vitesh, aq më shumë unë. Për sa i përket lojtarëve të huaj, është një balancë e vështirë. Aq sa janë sot në fushë, mendoj se janë mirë.”



Etiketa: , , , , ,

Pas