fbpx

Sport

Duka: Kisha shumë presion deri kur bëmë golin, i lumtur për fitoren





               Publikuar në : 08:38 - 12/06/19 |
mapo.al

Presidenti i FSHF, Armand Duka nuk e ka fshehur ankthin që ka pasur gjatë ndeshjes me Moldavinë.


Ai u shpreh për ‘Supersport’: “Tashmë, pas lojës jam i kënaqur, sepse kisha shumë presion deri kur bëmë golin. Epokat nuk nisin kështu, si me thikë. Kjo ishte një detyrë shtëpie për të fituar. Edhe në letër, mendohet se jemi një ekip më i mirë se Moldavia, edhe pse çdo ndeshje është e vështirë. Nëpërmjet këtij rezultati, kemi më shumë vetëbesim, i jep besim stafit, si dhe një atmosferë më pozitive. Ne nuk jemi një skuadër e madhe, por me klimë pozitive. Me mbështetjen e të gjithëve mund të shkojmë larg. Nëse do marrim ekipet në letër, kemi marrë fitore ndaj dy ekipeve më të dobëta se ne. Kemi punë të madhe para. Edhe pse ka pasur rezultate surprizë, ka diferenca sepse nuk ka pasur barazime, ka pasur vetëm fitore”.



Ndërsa për golin e Cikalleshit Presidenti Duka u shpreh: “U kënaqa që shënoi sepse ka qenë nën presion, ka bërë disa shtylla, dhe uroj të ketë hapur rrugën vetes për gola dhe fitore të tjera.”



Etiketa: , , , , , ,

Pas