Aktualitet

Duka ironizon Braçen: Të financojë, nëse do emër tjetër për stadiumin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 11/11/19 |
mapo.al

Presidenti i FNSH-së, Armand Duka ka folur së fundmi në emisionin “Zona Gol” për emrin e stadiumit të ri, si dhe për akuzat e kahershme të zv/kryeministrit Erion Braçe për korrupsion. Duka u shpreh se edhe ai do të donte që stadiumi të mos quhej “Air Albania”, por argumentoi se vendimi është marrë për shkak të nevojës për burime financiare. Duke mos kursyer ironinë, Duka tha gjithashtu se Braçe duhet të heqë dorë nga akuzat dhe të financojë, nëse dëshiron një tjetër emër për stadiumin.






“Nëse do flisja me mendimin e karriges, do flisja ndryshe. Komercializimi është gjëja më optimale e mundshme. Nuk dua të bëj replikë me asnjë. Në kushtet që jemi, ky stadium është ndërtuar me donacion nga UEFA. Financimi i UEFA-s është 10 milionë euro + TVSH, që qeveria na ka mbajtur padrejtësisht. Është një hall më i madh për ta mirëmbajtur në të njëjtën gjendje. Është e pamundur nëse nuk komercializojmë gjërat e mundshme. Është një model që e ndjek e gjithë Europa. Edhe unë mund ta doja që të ishte një emër sportisti, por jemi të detyruar se kemi nevojë për burime financiare. Nëse zv.kryeministri flet nga karrigia, mund të hedhë ato lekë dhe ne i vejmë emrin e tij”-u shpreh Armando Duka.


Risjellim në vëmendje se kompania e fluturimeve “Air Albania” i bleu FSHF-së të drejtën e emrit të Stadiumit Kombëtar, për 3.2 milionë euro.







1






Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas