Shqipëria nuk ka të ndalur. Pas fitores në miqësoren ndaj Kosovës, kuqezinjtë kanë mposhtur edhe Kazakistanin.
Në “Air Albania Stadium” në Tiranë, Kombëtarja shqiptare ka qenë sonte nikoqire e Kazakistanit në Ligën e Kombeve.
Në kuadër të grupit C4, skuadra e Edi Rejës ka fituar me rezultat bindës ndaj kazakëve me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur i lumtur me fitoren e sotme.
Në rrjetin social “Facebook”, Duka ka shkruar:
“Fitorja e sotme ndaj Kazakistanit, na gëzoi pa masë ne dhe të gjithë tifozët. Për më tepër e shoqëruar me lojë të mirë dhe dominim.
Por kujdes! Misioni final përmbushet duke fituar të mërkurën, kundër Bjellorusisë. Ndaj duhet përqendrim maksimal në këto “metra të fundit”. Go Albania!”.