Sport

Duka: Nga e hëna stërvitje në grup, futbolli nis më 3 qershor








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 16/05/20 |
mapo.al

Nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga qeveria, por Armand Duka është i bindur se futbolli shqiptar do të rikthehet në fushë më 3 qershor, datë kjo e përcaktuar pas takimit të Federatës me përfaqësuesit dhe presidentët e klubeve të Superligës.


Jo vetëm kaq, pasi numri një i qeverisë shqiptare të futbollit zbulon se skuadrat do të stërviten në grupe duke nisur nga e hëna.


Detaje të rendësishme, që Duka i zbulon në një intervistë të gjatë të dhënë për “Tuttomercatoweb”. “Në këtë moment jemi ndalur. Që nga data 9 mars nuk kemi zbritur në fushë. Javën e ardhshme, duke nisur nga e hëna e 18 majit do të nisin seancat në grup, ndërsa nga 3 qershori nisim me Superligën.



Më pas, nga 7 qershori edhe me Kategorinë e Parë dhe të Dytë”, ka thënë Duka. Presidenti i FSHF ka folur edhe në lidhje me kombëtaren, duke nisur nga trajneri Edi Reja dhe futbollistët kuqezi që luajnë në Serie A.


Duka



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas