Saturday, May 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Duka sulmon Fidel Yllin: KOKSH sot është një turp, do t’i japim fund farsës

by mapo.al
14/06/2021
in Aktualitet, Sport
0

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka ka “sulmuar” kryetarin e KOKSH Fidel Yllin, duke e quajtur institucionin e drejtuar prej Yllit “një turp”.

Teksa ka folur për një “farsë që fshihet pas rrathëve Olimpikë”, Duka tha se “shtëpia e futbollit është e hapur dhe mund të flasim me të gjithë”.

“Veç bashkëpunimit me të gjithë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Na janë përgjigjur me prepotencë duke na përjashtuar me një akt të turpshëm nga kjo organizatë.

Dhimbjet janë të mëdha dhe pasojat më të rënda, kur mendon se që në start gjithçka është ndërtuar keq. KOKSH për fat të keq mbetet një turp për levizjet sportive në Shqipëri. Do të këmbëngulim që gjithçka të ndërtohet me normë Olimpike, duke zhdukur këtë farsë që fshihet pas rrathëve Olimpikë. Shtëpia e futbollit është e hapur dhe mund të flasim me të gjithë”, tha Duka.

Sipas tij, vemendja e qeverise dhe bashkive duhet të kthehet në terrenet sportive.

“Në bashkëpunim me institucionet akademike europiane jemi duke u përgatitur për zbatimin e dy projekteve që adresojnë dy çështje kritike këto kohë, lufta e pashtershme për të mbrojtur rininë tonë nga droga dhe fuqinë e sportit në rehabilitimin e traumave sociale, projekte që do të jenë në partneritet me faktorë të ndryshëm.

Në çdo mundësi do t’i bëj thirrje qeverisë dhe bashkive që ta kthejnë vëmendjen e tyre në terrenet sportive. Do të vijojë të mbështesim financiarisht mbi 50% çdo iniciativë të kujtdo që do të ndërtojë terrene sportive dhe që do të lehtësojë të gjitha procedurat administrative”, theksoi kreu i FSHF.

Duka ka folur dhe për arrestin kardiak që i ndodhi mesfushorit të njohur Eriksen në fushë ditën e shtunë.

“Momenti që Eriksen pësoi dhe miliona lutje, treguan se futbolli është një lojë që shtyhet nga emocioni. I përcolla familjes së tij dhe futbollistëve danezë mbështetjen tonë”, tha ai.

“Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe kemi qëndrua bashkë si një familje, duke treguar se jemi një familje e madhe që na bën më të fortë. Kemi triumfuar dhe do të vijojmë, kemi gjetur forcë të ringrihemi dhe do vijojmë. Kemi gjetur pagat e solidaritetit dhe jo vetëm. Askush nuk është vetëm në familjen tonë. Kemi përfunduar me sukses çdo aktivitet duke mos dashur të pranojmë mbylljen.

Në maj të 2022, Shqipëria pret për herë të parë finalen e Conference League. Ky është fryt i vizionit dhe lidershipit të FSHF-së, një bashkëpunim i shkëlqyer me UEFA-n. Për të vijuar me organizimin ekseklent, kemi bërë ndryshime në fushë me ndriçim dhe ventilimin më të fundit. Çdo gjë atë mbrëmje do jetë historike.

UEFA i ka besuar edhe disa ndeshje kualifikuese për Champions League për sezonin që vjen”– tha nder te tjera Duka.

Tags: Armand DukaFidel YlliFSHFKOKSH

JU SUGJEROJME

SHIFRA E DITËS: Vlera e një stadiumi! Vetëm Roma-Fejnord i sjell vendit 100 mln euro
Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Vlera e një stadiumi! Vetëm Roma-Fejnord i sjell vendit 100 mln euro

21/05/2022
Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike
Bota

Berlusconi: E djathta fiton vetëm nëse është pro-evropiane dhe atlantike

21/05/2022
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë
Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

21/05/2022
U tallën me Erdogan pas infektimit, disa të arrestuar në Turqi
Bota

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

21/05/2022
Next Post
Kosovë – Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus

Kosovë - Asnjë humbje jete nga koronavirusi, vetëm 5 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
  • SHIFRA E DITËS: Vlera e një stadiumi! Vetëm Roma-Fejnord i sjell vendit 100 mln euro
  • Ngjela: A do ta bëjë dot plazhin sivjet në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha?
  • Në ‘kërkim’ të kryetarit, njoftim i Komisionit të Rithemelimit
  • Verë e parakohshme, Anticikloni i Afrikës Veriore pushton Europën (sa zgjat)



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In