Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është deklaruar ngahera si një feministe e zjarrtë. Sot, ajo ka folur rreth barazisë gjinore dhe të drejtës së fjalës në universitetin prestigjioz të Cambridge.
Ky fakt është bërë i ditur nga i ati, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. Dukagjin Lipa duket se nuk ka mundur dot të mos ndjehet krenar për të bijën.
“Atje tutje është një mur vetëm me foto meshkujsh. Ndërkohë që, Dua Lipa qëndron para tyre duke folur për feminizmin, barazinë gjinore dhe të drejtën e fjalës”-ka shkruar ai krahas fotove të postuara në llogarinë personale.
https://www.instagram.com/p/B39TSNLhBOH/