Aktualitet

Duke konsumuar kokainë? Kryebashkiaku i Bulqizës padi ndaj Ervin Salianjit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:58 - 23/01/20 |
mapo.al

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefer Alla ka paralajmëruar një padi ndaj ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Kjo padi vjen pas publikimit në media të një videoje, ku pretendohet se Alla është duke konsumuar kokainë.


“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare”, thuhet në reagimin e Allës në Facebook.



Sipas kryebashkiakut, ekzistenca e një video-montazhi i është bërë me dije prej rreth një viti. Ndaj beson se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë.


“Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, thotë Kryebashkiaku Alla.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas