Aktualitet

Duke ngrënë sufllaqe, të rinjtë ndalohen gjatë orës policore, sherr me policët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:48 - 17/09/21 |
mapo.al

Dy të rinj janë konfliktuar me efektivë të policisë së Durrësit, mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen 11 në Durrës, ku të rinjtë nuk kanë respektuar orën policore 23:00 dhe policia ka nisur t’i shoqërojë, por ka hasur kundërshti nga të rinjtë të cilët u konfliktuan fizikisht me ta.






Nga pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga News24, duken dy të rinj të cilët konfliktohen me policët.


Fillimisht policia ndalon një prej tyre, teksa një tjetër që shihet duke ngrënë në fast-food çohet nga tavolina për t’i ardhur në ndihmë.







Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Durrësit ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa burime bëjnë me dije se në Komisariat janë shoqëruar disa të rinj për t’u marrë në pyetje.

Lexo edhe :  Makina përplas motorin në Durrës, plagoset 36-vjeçari




8


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas