Ana Kauri është një nga vajzat e “Për’puthen”, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që në daljen e saj të parë në ekran.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here vendos që të bashkëbisedojë me fansat e saj. Ana u përgjigjet të gjitha pyetjeve, e madje nuk nguron që të postojë edhe ato që nuk janë aspak të këndshme.
Dikush i ka shkruar se “dukesh shumë femër mashtruese dhe manipuluese”, e Ana nuk e kishte aspak problem që t’i përgjigjej.
“Mund të dukem, por e vërteta është krejt ndryshe”, shkruan konkurrentja e “Për’puthen” në “Instastory”.
Ana është jo pak e pëlqyer nga djemtë e Për’Puthen por edhe nga publiku që e ndjek. Ajo ka fituar zemrat e shumë fansave por sa kaq fama ka bërë të vetën dhe normalisht konkurentja hera-herës merr edhe kritika.