Aktualitet

Atdheu i “Për’puthen” akuzohej në 4 shtete për trafik droge














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 17/04/21 |
mapo.al

Konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina, ka folur për herë të parë për jetën e tij private. I ftuar në ‘Glamour Zone’ në TV ORA tregoi problemet që ka hasur në 4 shtete pasi ai akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike.





Gjatë bashkëbisedimit me moderatoren, Atdheu ka zuluar se akuzohej për trafik droge në disa shtete, akuza të cilat ai i ka mohuar kategorikisht.


“Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?”, ishte pyetja që iu bë djalit nga Kosova.





“Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narko-trafik.”, është shprehur Atdheu.



“Ti e ke kryer këtë si vepër penale?”, ka vazhduar modeatorja.


“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem”, u shpreh ai.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas