Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina, ka tërhequr gjithnjë vëmendjen me pamjen e saj ekstravagante. Për këtë të fundit, ajo është tejet e ndjekur në rrjetet sociale. Marina është dalluar prej kohësh për flokët e zeza dhe të gjata, por së fundmi duket se ka vendosur të ndryshojë look. Ajo ka publikuar disa foto në “Instagram” ku shihet shumë më ndryshe se zakonisht.
Sikurse mund ta shihni edhe më poshtë, Marina ka zgjedhur të kthehet nga brune në bjonde. Ky ndryshim është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë ngurruar ta komplimentojnë. Ikona e modës, Coco Chanel është shprehur dikur se “Kur një grua ndryshon modelin e saj të flokëve, është në hapat për të ndryshuar jetën e saj”. Ndoshta kjo shprehje mund të “marrë jetë” edhe në rastin e Marinës.