Aktualitet

Dule apo LSI? Kush votoi pro Lindita Nikollës për kryetare të Kuvendit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 11/09/21 |
mapo.al

Opozita duket se ka edhe një problem tjetër, krahas atij të madhit që lidhet me përçarjen që mund të sjellë përjashtimi i Berishën, ai lidhet me gjetjen e dy “tradhtarëve” që dhanë votën pro Lindita Nikollës për në krye të Kuvendit.






Për të shmangur firon e votave nga të vetët, Basha urdhëroi grisjen e fletëve të votimit nga demokratët pa i futur në kutinë e votimit, ndërsa aleatët votuan normalisht.


Në fund, pas numërimit, u konstatua se në kuti gjendeshin vetëm katër vota kundër. Më vonë, LSI deklaroi se ajo kishte dhënë 4 vota kundër Nikollës, po aq sa u gjenden në kuti.







Bazuar në llogari të thjeshta, dilte që “tradhtarët” ishin Nusret Avdullai dhe Vangjel Dule. Por, sëfundmi ka reaguar edhe ky i fundit duke deklaruar se kishte votuar kundër Nikollës, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët në mëdia.

Lexo edhe :  LSI pa grup parlamentar, Mehmetaj: Nuk i kemi kërkuar deputetë PD-së


Kështu, duket se në këtë mes dikush nuk thotë të vërtetën. Por ky është halli më i vogël i opozitës tani.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas