Aktualitet

Duma jep lajmin e mirë: Do të ketë një valë të dytë fondesh nga BE








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:16 - 14/12/19 |
mapo.al

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma tregoi se Bashkimi Evropian do të sjellë një valë të dytë fondesh, të cilat pritet të mirtohen në konferencën e donatorëve, që do të drejtohet nga Presidenti Francez, Emanuelle Macron.


E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Duma tha se arsyeja pse do t’i jepet Shqipërisë ky fond i dytë ëshët emigracioni që vjen nga pasiguria, pas tërmetit të 26 nëntorit.


“Buxheti i shtetit nuk ka për ta përballuar dot këtë kosto. Kam thënë që e vetmja zgjidhje është ndihma nga BE. Kjo është një faturë qindra milionëshe, për të mos thënë miliardëshe.


Në ditët që vijnë BE do të ketë një shenjë pozitive, një valë të dytë fondesh nga BE, që priten nga konferenca e donatorëve për mbledhjen e fondeve, që do të drejtohet nga Macron. Unë di që ka një interes të tij dhe lobim të madh të partive popullore dhe PD ka luajtur një rol të rëndësishëm për përfitimin e atyre fondeve.


Arsyeja e madhe që do të jepet është sepse do të theksohet gangrena që është emigracioni që vjen nga pasiguria, më shumë sesa varfëria, pas tërmetit. Unë shoh sinjale pozitive dhe nuk e shoh këtë si një çështje që lidhet me Ramën. Gjithçka që Shqipëria do të përfitojë, do të vijë si pasojë e katastrofës natyrore që kaluam. Kjo do të jetë arsyeja madhore që duhet të luftojmë të gjithë që ky fond të merret”, tha Duma.



Etiketa: , , , ,

Pas