Aktualitet

Duma mesazh ngushëllimi për aktorin Radoja: Vepra e tij do na shoqërojë gjithmonë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:37 - 05/05/21 |
mapo.al

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare si pasojë e COVID-19, aktori i njohur Guljem Radoja.






Politikania Grida Duma, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, e ka konsideruar si lajm të trishtë humbjen e aktorit të njohur.


Ajo e cilëson atë si një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare.





“Lajmi i trishtë i humbjes së Guliem Radoj-ës, një prej ikonave të artit e botës intelektuale shqiptare, më tronditi thellësisht.



Vepra skenike dhe artistike e tij ka lënë gjurmë përjetësie në kujtesën shpirtërore e mendore të shqiptarëve.


Ngushëllimi për humbjen e tij është gjurma e përhershme e veprës së tij, që do na shoqërojë ne dhe pas nesh”, shkruan Grida Duma.

29


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas