Fiorin Durmishaj ka refuzuar që të luajë me kombëtaren shqiptare dhe ka zgjedhur Greqinë. Duket se zgjedhja e tij nuk është pranuar nga tifozët grek. Ka qënë tranjeri I Durmishajt I cili ka thënë se nuk do luajë për Shqipërinë, por për kombaren greke.
Edhe pse bëhet fjalë për një futbollist që është duke shkëlqyer me fanellën e Panioniosit, helenët duket se nuk e kanë mirëpritur aspak zgjedhjen e Durmishajt. Në një hulumtim të bërë në mediat sportive greke, vihet re se reagimi i sportdashëve grek për ish-sulmuesin e Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, nuk ka qenë aspak dashamirës, duke nxjerrë në pah, krenarinë e tyre të tepërt.
“Vetëm grekë në kombëtare! Durmishaj nuk ka vend këtu, duhet të shkoj të luaj me vendin e tij”, shkruanin një pjesë e madhe e tifozëve greke në rrjetet sociale.
Fiorin Durmishaj me fanellë e kombëtares së shpresave të Shqipërisë