Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi tentoi të grabiste një argjendari në lagjen “Dyrrah” të qytetit.
Sipas Policisës, shtetasi me inicialet L.B., tentoi të vidhte argjendarinë duke kërcënuar me thikë punonjësit.
“Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë (thikë) e përdorur nga autori”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.