Aktualitet

Durrës/ 40-vjeçarja gjendet e pajetë brenda një makine të parkuar, dyshimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:44 - 14/09/21 |
mapo.al

Një 40-vjeçare e pastrehë është gjetur e pajetë në Durrës, në një automjet të parkuar prej kohësh, që nuk ishte funksional.






Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.


Dyshohet se 40-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.







“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).



Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas