Një person ka rënë mëngjesin e sotëm nga kati i tretë i pallatit në Durrës, në rrethana të paqarta. I.L., 44 vjeç ka pësuar lëndime në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjëkeve. Për ngjarjen ka reaguar edhe policia duke theksuar se po heton shkaqet e kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë
Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.