Aktualitet

Durrës/ 82 banesa jashtë përdorimit, dëme dhe në 111 shtëpi të tjera





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:38 - 25/09/19 |
mapo.al

Si pasojë e dëmeve të pësuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë të shtunën më 21 shtator, 82 banesa dhe një pallat janë bërë të pabanueshme në Durrës. Nga bilanci paraprak vërehet se edhe 111 banesa të tjera janë dëmtuar rëndë.


Qyteti bregdetar ka qenë më i prekuri nga lëkundjet për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit, e cila ishte në detin Adriatik. Shifrat janë bërë të ditura nga bashkia e Durrësit.


Gjeografia e shpërndarjes së shtëpive të pabanueshme është e përqendruar kryesisht në 3 njësi administrative; Manëz, Sukth dhe Katund i ri me respektivisht 27, 24 dhe 19 shtëpi. Dëme janë regjistruar edhe në Rrashbull ku janë 13 shtëpi të dëmtuara dhe në Ishëm 7 shtëpi.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas