Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 janë aksidentuar dy makina në Sukth të Durrësit. Si pasojë mjeti tip “Volkswagen” ka rrëshqitur rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen dhe janë lënduar 3 pasagjerët, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjeksor.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 28.09.2020, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.
Për shkak të përplasjes mjeti tip “Vollswagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.