Një automjet tip ‘’Ford’’ është djegur mbrëmjen e kaluar në Durrës. Policia njofton se automjeti ka marrë flakë pjesërisht.
Gjithashtu mësohet se forcat blu kanë sekuestruar pamjet filmike dhe ka shoqëruar dy të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.