DURRËS – Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës, në det.
Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga një anije peshkimi, e më pas është nxjerrë nga policia kufitare, në bashkëpunim me rojet bregdetare.
Kufoma është dërguar në morg për autopsi, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen.
Në një reagim, policia e Durrësit bëri të ditur se kufoma është e seksit femër, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.