Kronika

Gjendet 12-vjeçarja e zhdukur në Durrës, ja kush e ndihmoi (foto)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:12 - 09/03/19 |
mapo.al

Gjendet 12-vjeçarja e humbur në Durrës. Një zonjë ka ndihmuar të miturën të kontaktojë me familjen dhe më pas 12-vjeçarja ka mbërritur në shtëpi. Ende nuk dihet se çfarë ndodhi që vajza për 24 orë humbi kontaktet me familjen.


Çfarë ndodhi sot?


Në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.


Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas