Aktualitet

Durrës/ Dhunoi partneren dhe theu orenditë në shtëpinë e saj, arrestohet laçjani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:30 - 29/08/20 |
mapo.al

Një 35-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.






Gjithashtu, ai ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e gruas.


A.M. akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.





Njoftimi i policisë:



Durrës



Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas