Aktualitet

Durrës – Digjet gjatë natës “BMW”, shoqërohen në komisariat disa persona








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 15/01/21 |
mapo.al

Durrës – Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët  e para të mëngjesit në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar.



Bëhet fjalë për një mjet tip “BMW”, në pronësi të të identifikuarit me iniciale R.Xh.


Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sakaq nuk dihen rrethanat e zjarrit, por dyshohet se është e qëllishme.



Disa persona që mendohet të kenë dijeni për ngjarjen, janë shoqëruar në Polici.



Njoftimi i Policisë:


Më datë 15.01.2021, në orën 03:30, në lagjen nr. 15, Durrës, ka marrë flakë mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas