fbpx

Aktualitet

Durrës/ Emërohet drejtori i ri i Kadastrës, zëvendëson Liridon Pulën





               Publikuar në : 18:40 - 19/11/19 |
mapo.al

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit. Në vend të Liridon Pulës, i arrestuar fillimisht për shpërdorim detyre, po që u la i lirë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, është emëruar Artur Çobani.


Ai ka mbajtur mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës. Gjithashtu, Çobani ishte i komanduar si drejtor në Kavajë, para shkrirjes së drejtorive të ALUIZNI-t dhe Hipotekës.



Arrestimi i Liridon Pulës tronditi qeverinë
Arrestimi i ish-drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula solli akuza të ashpra nga ana e mazhorancës në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat me armë zjarri pak ditë më parë te mbikalimi i Shkozetit. Ndoja u vu nën sulme të forta të Kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe.


Madje ky i fundit nuk nguroi të shkonte në seancën gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë ndaj Pulajt, veprim ky që u interpretua dhe u cilësua si një presion i hapur i Qeverisë ndaj gjykatës.

Pula fitoi lirinë në Apel, pak ditë më pas vendimit të shkallës së Parë, që e cilësoi të paligjshme arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës. Ishte gjyqtarja Valbona Çekrezi e cila rrëzoi vendimin e shkallës së parë që kishte caktuar masën “arrest me burg”, duke vendosur “detyrim paraqitje” ndaj ish-zyrtarit.


Etiketa: , ,

Pas