Aktualitet

Durrës/ Gjendet i pajetë 66-vjeçari, dyshimet e para








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:20 - 30/09/20 |
mapo.al

Policia e Durrësit njofton se në Arapaj është gjendur i pajetë, mëngjesin e sotëm 66-vjeçari me inicialet V.DH., nga banorët e zonës.


Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.


Njoftimi i policisë:


Durrës/Informacion paraprak


Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.


Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas