Kronika

Durrës, goditet me thikë 50 vjeçari, arrestohet autori brenda pak minutash






               Publikuar në : 21:54 - 02/08/18 |
mapo.al

Një person rreth 50-vjeç është plagosur me thikë në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”. I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është gjetur nga kalimtarët  e rastit në trotuar i shtrirë dhe i mbuluar nga gjaku. 50 vjeçari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.


Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe ka identifikuar e shoqëruar autorin e plagosjes, si dhe ka bllokuar armën e krimit (thikë). Sipas burimeve në vendngjarje, konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas